Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruan edhe dy marrëveshje.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 , ishin dy dokumentet që u nënshkruan në  Madrid.

Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, dhe sipas Ramës, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA