“Jemi bërë si shkollë nate”/ Protestë në Vlorë për mësimin pasdite të klasës së tretë
04/10/2021 12:04
Ditën e sotme mesa duket nuk ka nisur rregullisht mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
Në Vlorë, prindërit e nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Lef Sallata” u mblodhën në shenjë proteste për të kundërshtuar mësimin pasdite.
Prindërit që i kanë fëmijët në klasë të tretë, thonë se kjo është e vetmja klasë nga fillorja që është lënë për të zhvilluar mësim pasdite.
Ata thonë se nuk përshtaten me këtë orar dhe nëse situata nuk ndryshon do t’i heqin fëmijët nga kjo shkollë.
Sipas mësueses së klasës, do t’i dërgohet shkresë bashkisë së Vlorës dhe zyrës vendore të arsimit parauniversitar të bashkisë Vlorë, për t’i dhënë zgjidhje problemit.
Top Channel