Dhimbje të forta në bark, tmerrohen mjekët: I gjejnë një kilogram gozhda në stomak! 

02/10/2021 13:32

Një burri nga Lituania, mjekët i hoqën nga stomaku më shumë se një kilogram gozhda e vida, raportojnë mediat lokale.

Ai kishte nisur të gëlltiste objekte metalike rreth një muaj pasi kishte lënë alkoolin, thanë burime spitalore. Disa nga objektet e nxjerra gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Universitar Klaipeda ishin 10 cm të gjata, sipas transmetuesit publik të Lituanisë LRT.

Kirurgu Sarunas Dailidenas e quajti këtë një “rast unik”. LRT publikoi dhe një foto ku tregohej tryeza kirurgjikale plot me objekte metalike pas operacionit urgjent prej rreth tre orësh. Burri u dërgua në spital me ambulance me dhimbje të forta barku.

Ai tani raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme dhe po mbahet nën vëzhgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA