(Video) “Të puth dorën”! Demokratët “çmenden” nga ardhja e ish-kryeministrit Berisha në Shkodër

01/10/2021 18:54

Ish-kryeministri Sali Berisha u prit me entuziazëm nga simpatizantët në Shkodër.

Në ‘foltoret’ që ai ka nisur të zhvillojë në qytetet e vendit, kërkon mbështetjet e demokratëve në ‘betejën’ e tij me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Nga foltorja e Shkodrës, Berisha tha se në 8 vite opozita me në krye Bashën ka shkuar nga humbja në humbje.

“Unë vij këtu pasi Shkodra , përjetoi gjatë 8 viteve te narkoshtetit një diskriminim që asaj nuk ja ka bërë kurrë ndonjëher as një pushtues tjetër.
Filluan të arrestoheshin qytetarët por fatura uji e dritash. Askund në botë s’ndodh kjo , u priten drita por jo burgu.
Pse në 8 vite Rama ndërtoi gjithësej 34 km autostradë , sepse 8 fishoi çmimin e punimeve publike, tenderat sekrete, ndërkohe borxhi është rritur ne mbi 80 përqind.

Shqipëria është shndërruar në delen e zezë të Ballkanit.

Ndodhën të gjitha këto e megjithatë Rama nis mandatin e 3 sepse opozita kaloi në këto 8 vite nga dështimi në dështim, dhe përgjegjësia bie mbi PD fakti që Rama po nis mandatin e 3, nuk fitoi asnjë nisme PD në 8 vite përveç ligjit të dekriminalizimit.

Nga cila marrëveshje ka fituar PD këto 8 vite, nga asnjëra vetëm Rama ka fituar.

Po ua them hiqni dorë nga marrëveshjet pa u miratuar nga forumet e PD.

Kemi shkuar nga turpi në turp, nga disfat në disfatë.Tani jemi ne mandatin 3 të Ramës, tani Basha doli foli për masakrën zgjedhore, por zgjedhjet nuk i fitoi PD edhe pse Rama vodhi më shumë se kurrë”, tha ish-lideri demokrat.

 

FOTO GALERI
2/22

Top Channel