Grabitës të maskuar bastisin hotelin ku banon Lionel Messi me familjen në Paris (fotot)

01/10/2021 15:26

Grabitës të maskuar kanë marrë dje para e bizhuteri nga hoteli me pesë yje ku banon ylli i PSG, Lionel Messi me familjen e tij në Paris.

Banda kishte hyrë në hotel duke u ngjitur nga jashtë në çati e duke hyrë më pas me thyerje nga çatia.

Ata kishin hyrë brenda nga një dritare e pakyçur ballkoni, një kat sipër suitës €20 000 nata ku banon superstari i futbollit Messi.

Katër dhoma besohet se janë prekur nga grabitjet në hotelin ekskluziv ‘Le Royal Monceau’ në Paris, disa ditë pasi ylli i ri i PSG përshëndeste me dorë fansat nga ballkoni.

Policia tha se në kamerat e sigurisë shiheshin dy njerëz të maskuar që mësynin brenda nga ballkoni i katit të gjashtë. Një prej viktimave ishte një këshilltare finance në Dubai, që po qëndronte në një dhomë 1,200 euro nata, e cila tha se nuk gjente më një varëse floriri 3,000 dollarëshe, vathët 700 dollarë dhe rreth 2,000 euro para të thata.

Gruaja tha: “Paguan sa qimet e kokës për janë vend të sigurtë dhe dikush të hyn në dhomë, kjo është tronditëse. Policia na tha se shin dy burra me çantë në krahë në çatinë e hotelit, por kamerat nuk mund t’i identifikonin”.

Ajo shtonte “Ka pasur edhe tre grabitje të tjera. Një djalë nga Maroku në dhomën ngjitur i kishin marrë orën”.

Por ajo pretendonte se hoteli, i cili në të kaluarën ka pritur personazhe si Madonna e Michael Jackson, nuk i besonte fjalëve të saj derisa erdhi policia.

Zhvillimi vjen teksa siguria e hotelit ishte përforcuar që prej vendosjes aty të yllit 34 vjeçar Messi, me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët.

Madje një ditë më parë barriera ishin ngritur rreth hotelit kur Messi u kthye nga fitorja ndaj  Man City në Champions League duke shënuar dhe golin e tij të parë me PSG.

Ndërkohë Messi raportohet se ka nënshkruar një kontratë qeraje dhe pritet të largohet nga hoteli së shpejti.

FOTO GALERI
3/5
Policia tha se në kamerat e sigurisë shiheshin dy njerëz të maskuar që mësynin brenda nga ballkoni i katit të gjashtë

Top Channel