Rita Ora dhuroi një super spektakël nga maja e Kullës Eifel në Paris.

Këngëtarja me origjinë shqiptare performoi disa nga hitet e saj, në Javën e Modës në Paris.

30-vjeçarja shkëlqeu dhe me paraqitjet e saj, teksa mbante veshur outfit-et e personaklizuar nga firmat e mëdha “Fendi”, “Lanvin” dhe “Alexandre Vauthier”, ‘Prada’, ‘Miu Miu’.

Artistja u shpreh se nuk ishte e thjeshtë të performonte nga Kulla Eifel, por si gjithnjë ajo ia doli me sukses dhe mahniti publikun që e ndiqte.

Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh rroba të personalizuara nga ‘Prada’, ‘Miu Miu’, ‘Fendi’ dhe ‘Lanvin’, është thjesht një ëndërr”, tha Rita.

 

FOTO GALERI
12/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA