Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar Ballkanin e Hapur gjatë takimit me demokratët në Durrës.
Ai ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit, Edi Rama, pasi sipas tij ai po bashkëpunon me kriminelin Vuçiç.
“Ca ndodh me kët Ballkanin e Hapur? Evropa ka vendosur nismën e Berlinit, ruan vokalicionin tonë perëndimor, i jep fund hegjemonisë serbe dhe i vendos shtetet e rajonit, kurse ky me një fanatizëm skllavi kalon nga novisadi, tek hegjemonia serbe në rajon. I udhëhequr nga një kriminel, ai tha do vriten 100 myslimanë nëse vritet një serb ai është Aleksander Vucic, ku u bën thirrje serbëve që të fshehin kriminelin e luftës. Ç’mund të bëjë ky njeri të bësh aleancë siç bën Edi Rama. Ai dërgon tanket në veri të Kosovës”, tha Berisha.
Top Channel