Kim Kardashian dhe Maluma në një lidhje romantike? Këngëtari thyen heshtjen

29/09/2021 17:19

Prej kohësh është përfolur se ylli i muzikës latine, Maluma, është në një lidhje romantike me Kim Kardashian.

Përsa i përket këtyre thashethemeve, këngëtari 27-vjeçar ka thyer heshtjen për revistën franceze “L’OFFICIEL Homme” duke thënë se ata janë vetëm miq të mirë. I pyetur se si kanë lindur këto dyshime tek publiku, Maluma u shpreh:

“Nuk e di! Ne kemi kaluar kohë bashkë në show-n e ‘Dior’. Atje e kam takuar atë për herë të parë. Në këtë ngjarje jemi shoqëruar edhe me motrën e saj, Kourtney Kardashian. Por, njerëzit thjesht filluan të flasin për këtë gjë. Nuk e di pse filluan të spekulojnë se jemi në lidhje, dhe ta pyesin atë për këtë çështje. Ndoshta ngaqë Kim është divorcuar, dhe mediave ju pëlqen të spekulojnë për gjëra të tilla. Por, jo. Ne jemi vetëm miq të mirë. Nuk flasim shpesh, por kemi shoqëri dhe gjithmonë ia dëshirojmë më të mirën njëri-tjetrit”.

Kujtojmë se më herët, Kim Kardashian i ka hedhur poshtë këto spekulime duke mohuar të jetë në një lidhje me Maluma-n pas ndarjes nga Kanye West.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA