Aktorë e mbretërorë bashkohen me Daniel Craig e Kate Middleton në paradën e shkëlqimit të premierës së James Bond në Londër (fotogaleri)

28/09/2021 21:08

Protagonisti i 007, Daniel Craig dukej sonte i sofistikuar por disi pazakontë me xhaketën rozë të kamoshit, teksa udhëhiqte pasarelën e mbushur me yje për premierën e filmit të tij të fundit “James Bond: No Time To Die” në sallën Royal Albert Hall në Londër, bashkë me anetare te familjes mbretërore si Duka e Dukesha e Cambridge.

Kjo e fundit, Kate Middleton, mori të gjithë vëmendjen me një fustan të florinjtë te derdhur nga stilistja Jenny Packham.

53 vjeçari Daniel ishte si gjithmonë epitomë e sofistikimit teksa prezantonte James Bond-in e tij të fundit, duke pozuar bashkë me koleget bukuroshe të filmit, aktoret Lashana Lynch, Lea Seydoux e Ana de Armas.

Lashana mbante një fustan të sofistikuar të verdhë nga Vivienne Westwood, ndërsa Lea një veshje të shkëlqyer argjendi.

Ana kishte evidentuar këmbët e saj me një fustan të zi teksa iu bashkua për foto protagonistit.

Dyshja mbretërore William e Kate shfaqeshin të dashur me njëri-tjetrin dhe të lumtur të festonin një nga netët më të mëdha të filmit sivjet.

Në tapetin e kuq ishte gjithashtu kompozitorja Billie Eilish, autore e këngës kryesore të ’No Time To Die’ që vinte me të vëllanë Finneas.

19 vjecarja fituese e cmimit Grammy, kishte zgjedhur një ‘look’ të zi me këpucë të hapura të sheshta.

Aktorja Priyanga Burford erdhi me një veshje florale mëbshtjellëse dhe pantallona të përshtatura me të sipërmet.

Antagonisti i filmit Rami Malek erdhi me një kostum të shkëlqyer të zi, ndërsa aktori  Ben Whishaw mbante një xhaketë të thurrur.

FOTO GALERI
1/33
Kate Middleton mori të gjithë vëmendjen me një fustan të florinjtë te derdhur, nga stilistja Jenny Packham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA