
Top Channel ka mësuar detaje të reja nga vrasja e një mësueseje në një park në Londër.
Policia Metropolitane ka arrestuar shqiptarin Koci Selamaj, si autorin e dyshuar të vrasjes së mësueses.
36-vjeçari është i dyshuari kryesor për vrasjes që tronditi Sussex-in lindor. 28-vjeçarja Sabina Nessa po ecte në këmbë mbrëmjen e së premtes së kaluar për të shkuar në barin “Depot” ku do të takonte një djalë.
Askush nuk e raportoi zhdukjen e saj. Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar, të nesërmen, i mbuluar me gjethe.
Ngjarja e rëndë ka rritur shqetësimet për rrezikun, me të cilin gratë duhet të përballen çdo ditë në rrugët e Britanisë. Një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson tha: “Fokusi i kryeministrit është që rrugët tona të jenë të sigurta për të gjithë, prandaj ne po investojmë dhe po rekrutojmë më shumë policë”.
Top Channel