Zjarri në malin e Shëngjinit/ Specialisti i Shërbimit Zjarrfikës: Situata e vështirë për shkak të terrenit, nuk rrezikohen banesat

04/07/2026 07:47

Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, ka folur në lidhje me zjarrin që ka përfshirë malin e Shëngjinit, duke bërë të ditur se situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer ku po zhvillohet operacioni.

Sipas Pepkolajt, aktualisht flakët nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën intensive për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Në terren janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga bashkitë e Lezhës dhe Vau i Dejës, si dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, të cilat po punojnë në koordinim për të mbajtur situatën nën kontroll.

Autoritetet mbeten në gatishmëri, ndërsa operacioni do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.

Top Channel