Bërnabic e zemëruar: BE-ja “s`po na mbështet” për situatën në Kosovë!

27/09/2021 18:00

Kryeministrja serbe Ana Bërnabic u ankua për Bashkimin Europian, duke thënë se në këtë moment, blloku “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë.

““Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e Bashkimit Europian.  Nënshkrimi i saj është në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabic për televizionin serb Pink.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti më herët pohoi se Kosova ka qenë e gatshme të shkonte në Bruksel për të diskutuar këtë çështje, por një takim i tillë ishte refuzuar nga Beogradi.

Tani, burime diplomatike thonë se këtë javë mund të ketë një takim mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin belg. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përsëritur të dielën thirrjen drejt palëve që të punojnë në zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe është shprehur se, një hap i parë në këtë drejtim do të ishte pikërisht nisja e kryenegociatorëve në Bruksel.

Burimet diplomatike europiane kanë thënë se palët edhe pasi të shkojnë të Bruksel, duhet të dëshmojnë interesin për të zbutur tensionet, në të kundërt nisma nuk do të ketë vlerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA