Gjermanët i janë drejtuar kutive të votimit për të përcaktuar se kush do ta drejtojë vendin pas largimit të kancelares Angela Merkel, që tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në pushtet.

Zgjedhjet për Bundestagun e ri gjerman ndiqen me vëmendje maksimale për shkak se ato pritet të formëzojnë jo vetëm të ardhmen edhe Gjermanisë, por edhe të të gjithë Europës.

Gara pritet të jetë e ngushtë. Blloku i Merkelit CDU/CSU është shumë pranë Social Demokratëve (SPD) të qendrës së majtë – që janë partneri më i vogël në koalicionin aktual qeverisës. Sondazhet tregojnë qartë se diferenca mes partive kryesore është shumë e vogël ndërsa këtë radhë shfaqet dhe një problem që ka ngjallu mjaft shqetësimi: Numri i votuesve të pavendosur është shumë më i lartë de kurdohere tjeter. Kandidati për kancelar i CDU/CSU është Armin Laschet, i nominuar në janar por që prej atëherë mbështetja për të ka rënë.

Nga ana tjetër është shtuar preferenca për kandidatin e SPD-së, Olaf Scholz, ish ministër financash. Të Gjelbrit, partia e tretë sipas anketimeve, prezantohen me  Annalena Baerbock.

Rezultati i zgjedhjeve duket shume i paqartë, e kjo e ka shtyrë një numër të mirë vëzhguesish të mendojnë se qeveria e re do të krijohet me një koalicion të gjerë, ku duket për çdo rast se nuk do të ketë vend për AfD-në e ekstremit të djathtë, pasi asnjë parti tjetër nuk ka pranuar të punojë me ta.

 

Top Channel