
Një çift ka përfunduar duke u rrokullisur poshtë një kodre, teksa ndodheshin në makinën e tyre duke bërë seks. U desh ndërhyrja e policisë që ata të dilnin gjallë nga mjeti tip “Toyota Yaris”.
Dyshja ishte duke kryer marrëdhënie kur kanë lëvizur frenat e dorës, e si pasojë makina ka nisur që të lëvizë derisa ka përfunduar poshtë kodrës.
“The Sun” shkruan se Policia e Derbyshire ka publikuar në “Twitter” fotografitë e çmendurisë së çiftit,pasi e shpëtoi.
“Në një vend të panjohur në Derbyshore, një çift kishte parkuar makinën Yaris dhe po forconin marrëdhënien e tyre. E teksa po bënin këtë, frenat e dorës janë shkyçur dhe mjeti u rrëzua poshtë një kodre. #palëndime”, shkruan policia teksa poston edhe fotot.
Top Channel