25/11 14:33
Kopshti “Sunny Hill” në njësinë nr 5 në kryeqytet është pothuajse gati që të presë 300 fëmijë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa erdhi në Tiranë gjatë muajit korrik dhe njoftoi se do të financojë ndërtimin e kopshtit “Sunny Hill”, në kuadër të nismës së bashkisë, “Adopto një Kopësht”. Ajo zgjodhi kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.
Kryebashkiaku Veliaj postoi këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook” video nga ambientet e brendshme të kopshtit, që është drejt përfundimit.
Top Channel