“Ky është viti i parë që e kuptoj se çfarë do të thotë të jesh gjallë”, Beyonce emocionon me letrën drejtuar fansave

24/09/2021 17:23

Beyonce mbushi 40 vjeç më 4 shtator të këtij viti dhe është siguruar që e gjithë bota ta dijë se kjo moshë i ka sjellë këngëtares së famshme një ndjesi të madhe lirie.

Në një letër të rrallë drejtuar fansave të publikuar në website-n e saj, artistja shprehet se është mirënjohëse që është “rritur” dhe refuzon t’i ushqejë vehtes nocionin që femrat supozohet të ndjehen të vjetra ose të palumtura kur arrijnë në këtë kapitull të jetës.

Ajo thekson se për të ky është viti i parë që e kupton se çfarë do të thotë të jesh gjallë.

“Sa më e pjekur bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Kam një liri dhe çlirim duke e ditur se ia kam dalë në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë, për të mbjellë gjithë jetën time.
Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që unë mundem të kem një kuptim sesa e brishtë është vërtetë jeta, sa e vështirë mund të jetë ajo ndonjëherë dhe për këtë arsye, sesa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilët në kohët e mira. Mendova se e dija atë kur isha 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija. Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur. Kjo ka qenë absolutisht më e mira që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar ndër të tjera Beyonce, duke frymëzuar femrat në mbarë botën.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA