“Ku është sot Balluku”/ Replikat e Bardhit në Kuvend: Nga e pakorruptuar i dolën dy vila, Belinda fle në Drimadhes apo në Palasë? 18/09 09:43
Parlamenti u përfshi në debate të forta nga ku protagonistë u bënë deputetët e opozitës.
Molla e sherrit parlamentar këtë të enjte ishte mënyra e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare online apo në sallat e kryesisë së kuvendit.
Nga opozita nuk mungoi edhe një propozim për bojkot të komisioneve.
Opozita ishte kundër mbajtjes se mbledhjeve të komisioneve online, por PS me forcën e kartonit e morri këtë vendim në konferencën e kryetarëve. PD reagoi në Kuvend gjatë seancës.
Më radikali në qëndrim ishte deputeti Tritan Shehu. Por në përfundim të seancës Gazmend Bardhi e korrigjoi këtë qëndrim të kolegut Shehu.
Top Channel