Shoferja humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën elektrike (FOTO)

22/09/2021 16:25

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në pikën ndarëse të Lezhës me Shkodrën, pranë kryqëzimit të Paçramit.

Drejtuese e një automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel