Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm
Një person që po lëvizte me biçikletë në Tiranë ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një kamion.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 12:00 në “Misto Mame”, Kombinat. Kamioni që drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale S.D. goditi biçiketën. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës, ende i paidentifikuar.
Nuk dihet si ka ndodhur ngjarja dhe kush e shkaktoi aksidentit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel