Një burrë është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi mbeti i bllokuar brenda grykës së një topi të epokës otomane, teksa pozonte për foto në Turqi.
Burri i identifikuar vetëm me inicialet T K, kishte hyrë brenda grykës së topit në sheshin Barbaros në zonën Besiktas të qytetit historik.
Pasi hyri me zvarritje brenda grykës së metaltë, burri qesharak mbeti i bllokuar dhe nuk arrinte me të dilte.
Miqtë e tij dhe kalimtarët u bashkuan për ta ndihmuar por nuk mund ta nxirrnin.
Prandaj ata lajmëruan zjarrfikësit e Besiktas që arritën ta nxirrnin burrin e turpëruar duke përdorur vaj brenda grykës së artileerisë, për të eliminuar fërkimin e lehtësuar rrëshkitjen.
Pas çlirimit nga topi, burri rezultonte në gjendje të mirë shëndetësore.
Na pamjet e publikuara shihet burri që kishte vetëm kokën e tij jashtë grykës, teksa zjarrfikësit tentonin të tërhiqnin dhe trupin e tij.
Pas shpetimit me vajosje ne mes te sheshit turistik, vizitori u zotua te mos perfshihej me ne aventura per kujtimet e tij fotografike.
Top Channel