Forca të mëdha policore kanë shkuar në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot për targat e automjeteve.
Të njëjta burime tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak.
Dhjetëra qytetarë serbë kanë ndaluar kamionët në formë proteste kundër rregullit të bërë publik mëngjesin e sotëm.
Zonat e bllokuara janë Zubin Potok, Leposavic dhe Gazivodë, të cilat të çojnë drejt kufirit.
Makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës. Pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit.
Njësitë e Kosovës janë bashkë me trupa të KFOR-it. Përfaqësuesit e listës serbe janë të pranishëm në pikën kufitare të Jarinës.
Kamionët nuk janë duke lëvizur, ndërsa situata paraqitet e qetë.
Top Channel