Çmimet e para Emmy që nga fillimi i pandemisë që u zhvilluan në prani të publikut, kurorëzuan si më të mirët  “The Crown”,  serialin komik Ted Lasso dhe atë dramatik të Betflix-it, “The Queen`s Gambit”.

Çmimet për The Crown përfshinë dhe statueta për aktorët Olivia Colman, Gillian Anderson, Josh O’Connor and Tobias Menzies. “Çfarë fundi i mrekullueshëm për rrugëtimin më të jashtëzakonshëm me këtë familja kaq të dashur”, tha Colman, e cila interpreton rolin e Elizabetës së dytë.

Mes emocionesh, aktorja kujtoi të atin që humbi jetën nga Covid 19, duke thënë se ai do “ta ishte gëzuar shumë nga vlerësimi që ajo mori”.

Triumfi i the Crown në kategorinë e serialit më të mirë dramatic përbën dhe të parën fitore të këtij lloji për Netflix-in. Në Oskarët e televizionit, “The Queen`s Gambit” u vlerësua si seriali më i mirë i limituar.

“Mos e lini pa e parë dramën e kësaj jetimeje gjeniale në botën e shahut”, tha krijuesi i tij Scott Frank.

Edicioni i 73-të i Emmy Awards u zhvillua në Los Angeles dhe shumica e të nominuarve ishin të pranishëm në sallë, ndonëse një pjesë e atyre britanikë u shfaqën përmes lidhjeve video nga Londra.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA