Në pikat kufitare sot ka filluar reciprociteti për targat e automjeteve që futen në Kosovë.
Qytetarët serbë duket se u janë bindur rregullave të Kosovës të vendosura mëngjesin e sotëm.
“Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve. Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjithë automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njëkohësisht, MPB dhe policia kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërkohë që KosovaPress ka raportuar për bllokimin e disa rrugëve të cilat të çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ku qytetarët vendosen kamionë në rrugë.
Po ashtu është raportuar paraditen e sotme se një shqiptar është rrahur në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve ai është rrahur derisa po kalonte udhëkryqin afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës, nga disa persona që dyshohet të jenë pjesëtarë të organizatës paralele në veri “Civilna Zashtita”.
Top Channel