Kjo vepër e mirënjohur klasike bashkëkohore e letërsisë kineze, portretizon se si djali i llastuar i një qiradhënësi u shndërrua në një fshatar zemërmirë.

Pasi e harxhoi pasurinë e familjes në bixhoz dhe bordello, Fugui thellësisht i penduar shtrohet dhe bën punën e ndershme të një fermeri. I detyruar nga Ushtria Nacionaliste që të lërë familjen e tij, ai dëshmon tmerret dhe skamjen e Luftës Civile, vetëm që të kthehet vite më pas për t’u përballur me një zinxhir vështirësish të sjella nga shkatërrime të ndryshme si Revolucioni Kulturor, etj.. Pasi mbeti me një ka i cili e shoqëroi në vitet e fundit të jetës, Fugui qëndron si një model i origjinalitetit guximtar, i mbajtur gjallë nga vlerësimi për jetën, në këtë rrëfim të pushtetit përulës.

Dy fjalë për autorin.

Yu Hua ka lindur më 3 prill të vitit 1960, në Hangzhou të provincës Zhejiang. Menjëherë pas përfshirjes në veprimtarinë krijuese në vitin 1983 ai u cilësua nga kritika si shkrimtar i një rryme të re letrare të quajtur “Letërsia avangardë”. Ndër veprat kryesore të Yu Hua veçojmë romanet “Të jetosh”, “Vëllezërit”, “Kronika e një tregtari gjaku”, “Britma nën shi”, etj., si dhe një sërë novelash ku më të njohurat janë “Dashuri klasike”, “Bota e mjegullt”, “E kaluara dhe ndëshkimi”, etj. Veprat e tij janë të përkthyera në më shumë se 40 gjuhë të huaja në SHBA, Angli, Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, Holandë, Suedi, Norvegji, Greqi, Serbi, Rusi, Turqi, Japoni, Kore e Jugut, Holandë, Indi, etj. Yu Hua është vlerësuar si një ndër shkrimtarët më me ndikim në fushën e letrave dhe në dhjetor 2020 është përfshirë në 500 Personazhet më të njohura të Kinës, duke u renditur në vendin e 163. Romani “Të jetosh” është vepra e tij e parë që vjen në gjuhën shqipe, I përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze.

Detaje të librit

Titulli i librit: Tëjetosh
Autor: Yu Hua
Përktheu: Iljaz Spahiu
Shtëpia Botuese: Onufri
Viti i botimit: 2021

Top Channel