Bashkëshorti i dhunshëm vret gruan/ 58-vjecari i dehur e dhunonte shpesh, pas krimit vrau edhe veten

19/09/2021 19:24

Fëllënxa Rrasa dhunohej shpesh nga bashkëshorti i cili dehej. Për këtë shkak pesë vjet më parë kishte marrë dhe urdhër mbrojtjeje.

Mbrëmjen e së shtunës çifti që jetonte në Babunjë të Divjakës ishte përfshirë në një debat dhe kishin larguar edhe djalin nga shtëpia. Në dhomën e gjumit bashkëshorti Hekuran Rrasa kreu krimin duke e vrarë me armë gjahu të shoqen e më pas edhe veten.

Fëllënxa ishte gruaja e dytë e 58 vjecarit dhe raportet mes tyre përkeqësoheshin thonë të afërmit edhe nga mjerimi.

Ka qenë djali i tyre që i gjeti të pajetë. ai së bashku me të atin prej dy vitesh ishin punësuar në ndërmarrjen e pastrimit në Divjakë punë që zbuti mjerimin por jo kryefamiljarin.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA