Qyteti i Parisit ka prezantuar sot instalacionin artistik të ndërtuar rreth monumentit të tij të famshëm: Harku i Triumfit i mbështjellë i tëri me copë të argjendtë e blu.
Mbulimi i Harkut me famë botërore, është pritur me reagime të përziera nga mediat, disa prej të cilave e quanin me ironi instalacioni i “elefantit gri”. Por organizatorët thonin se është një homazh ndaj dyshes së artistëve homoseksualë Christo e Jeanne-Claude, që kishin konceptuar një projekt të tillë në vitin 1961.
Harku do të qëndrojë kështu i mbuluar si “prej turpit”, për tre javë, ndërsa trafiku rrotull tij do të lejohet vetëm për këmbësorë.
Harku i epokës së Napoleonit që dominon bulevardin kryesor të Parisit, Champs-Elysees do të pranojë ndërkohë vizitorë, të cilët mund të ngjiten në të gjithë lartësinë e tij prej 50 metra dhe të shijojnë pamje nga tarraca e sipërme.
Ministrja e kulturës Minister Roselyne Bachelot tha se mbulimi i harkut të famshëm ishte “një dhuratë për parizienët dhe amatorëve të artit”.
Bachelot shtoi se ishte gjithashtu një homazh “pas vdekjes për artistët e njohur.”
I linduri në Bullgari Christo Vladimirov Javacheff i njoh me Jeanne-Claude Denat de Guillebon në Paris në 1958. Ata kishin dëshiruar mbështjelljen e harkut që prej viteve 60-të.
Autoritetet kishin dashur ta realizonin ëndrrën pas vdekjes se tyre vjeshtën që shkoi por e shtynë prej pandemisë së COVID-19.
Projekti ka kushtuar 14 milionë euro dhe thuhet se është financuar nga shitja e pikturave e modeleve të Christo.
Dy artistët ishin njohur edhe më parë për ‘artin’ e tyre të mbulimeve gjigante me copë të vendeve të famshme publike, siç kishin bërë me ndërtesën e ‘Reichstag’ në Berlin, apo urën ‘Pont Neuf’ në Paris.
Në ‘shpërfytyrimin’ e fundit artistik u përdorën 100,000 metër katrorë cope sintetike për të mbështjellë Harkun, e cila u lidh më pas me litarë të kuq.
Top Channel