‘Elefant gri’/ Harku i Triumfit mbulohet i tëri në instalacionin e habitshëm në Paris (fotot)

18/09/2021 17:35

Qyteti i Parisit ka prezantuar sot instalacionin artistik të ndërtuar rreth monumentit të tij të famshëm: Harku i Triumfit i mbështjellë i tëri me copë të argjendtë e blu.

Mbulimi i Harkut me famë botërore, është pritur me reagime të përziera nga mediat, disa prej të cilave e quanin me ironi instalacioni i “elefantit gri”. Por organizatorët thonin se është një homazh  ndaj dyshes së artistëve homoseksualë Christo e Jeanne-Claude, që kishin konceptuar një projekt të tillë në vitin 1961.

Harku do të qëndrojë kështu i mbuluar si “prej turpit”, për tre javë, ndërsa trafiku rrotull tij do të lejohet vetëm për këmbësorë.

Harku i epokës së Napoleonit që dominon bulevardin kryesor të Parisit, Champs-Elysees do të pranojë ndërkohë vizitorë, të cilët mund të ngjiten në të gjithë lartësinë e tij prej 50 metra dhe të shijojnë pamje nga tarraca e sipërme.

Ministrja e kulturës Minister Roselyne Bachelot tha se mbulimi i harkut të famshëm ishte “një dhuratë për parizienët dhe amatorëve të artit”.

Bachelot shtoi se ishte gjithashtu një homazh “pas vdekjes për artistët e njohur.”

I linduri në Bullgari Christo Vladimirov Javacheff i njoh me Jeanne-Claude Denat de Guillebon në Paris në 1958. Ata kishin dëshiruar mbështjelljen e harkut që prej viteve 60-të.

Autoritetet kishin dashur ta realizonin ëndrrën pas vdekjes se tyre vjeshtën që shkoi por e shtynë prej pandemisë së COVID-19.

Projekti ka kushtuar 14 milionë euro dhe thuhet se është financuar nga shitja e pikturave e modeleve të Christo.

Dy artistët ishin njohur edhe më parë për ‘artin’ e tyre të mbulimeve gjigante me copë të vendeve të famshme publike, siç kishin bërë me ndërtesën e ‘Reichstag’ në Berlin, apo urën ‘Pont Neuf’ në Paris.

Në ‘shpërfytyrimin’ e fundit artistik  u përdorën 100,000 metër katrorë cope sintetike për të mbështjellë Harkun, e cila u lidh më pas me litarë të kuq.

FOTO GALERI
2/7
Harku i mrekullueshem u mbulua i teri

Top Channel