Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Një 66-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.S., u kap Seksioni i kërkimit pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim B. S., 66 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit), Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasen në kërkim L. T., 64 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, njofton policia.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa A. K., 28 vjeç, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Katër të rinj, njëri 18-vjecar i identifikuar me inicialet V.N., dhe 3 të mitur të moshës 15-16-17 vjeçare janë proceduar penalisht sepse kanë vjedhur disa paisje kompjuterike në një shkollë dhe disa paisje muzikore në një lokal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel