Kuvendi/ Ministrja e Bujqësisë: Qeveria ka investuar masivisht në 61 bashki të vendit

17/09/2021 08:10

Kryeministri Edi Rama prezantoi para Kuvendit programin qeverisës për mandatin e tretë, program i cili u diskutua dhe debatua mes deputetëve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca foli për arritjet e qeverisë në bujqësi ku pikë të rëndësishme kanë subvensionimi i fermerëve. Ministrja tregoi gjithashtu edhe programin që do të ndjekë gjatë këtyre 4 viteve.

“Mjafton të kaloni në rrugën Tiranë-Fier dhe në të dyja anët do shikoni objekte të mëdha të mbështetur nga qeveria që bëjnë pikërisht grumbullim, seleksionimin dhe eksportim.

Ka gjithmonë zhurmë punë dhe furgona me mallra fermerësh që shkarkojnë dhe trailera që ngarkojnë. Kemi investime masive të shpërndara në 61 bashki”- tha Krifca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA