Një video tronditëse është publikuar në mediat e huaja, ku shfaqet momenti kur një grua shtatzën në javën e dhjetë të shtatzënisë përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës, pasi do të shpëtojë nga ‘duart’ e burrit të saj dhunues.
Ngjarja ka ndodhur në apartamentin e çiftit, në qytetin Duque, Brazil, ndërsa pamjet shqetësuese tregojnë Maria Jose, 35-vjeç duke vendosur këmbën e majtë mbi dritare, ndër bashkëshorti i saj Vitor Batista 32-vjeç duket se e tërheq nga koka për ta futur përsëri brenda në apartament.
Një tjetër video, e filmuar nga fqinjët tregon nënën shtatzën të përkulur mbi pragun e dritares, ndërsa Batista e tërheq sërish brenda dhe mes tyre nis zënka, ndërsa ai përpiqet të mbyllë dritaren.
Pas kallëzimit nga fqinjët policia ka vënë nën pranga 32-vjeçarin.
Top Channel