Japonezi ‘ngec’ në Shqipëri/ Kapet në aeroport me dy thika, habit me deklaratën: Do ikja ne xhungël…

17/09/2021 13:28

Pas mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për dërgimin në gjyq të një shtetasi japonez, i cili u ndalua nga punonjësit e sigurisë në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe akuzohet për veprën penale “prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjyqtari që do të gjykojë çështjen është Gerd Hoxha. Sipas dosjes të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha mësohet se shtetasi Eric Ong, banues në Singapor Japoni dhe pa precedent të mëparshëm penal ishte duke udhëtuar me linjën ajrore ‘Air Albania’ me itinerar Tirana-Stamboll-Sao Paolo.

Gjatë përpunimit të pasagjerëve në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ punonjësit e sigurisë kanë kaluar në skaner bagazhet dhe sendet personale të Eric Ong dhe rezultoi se në çantën e bagazheve kishte diçka të dyshimtë!

Në prani të tij u hapën çantat e bagazhet dhe brenda janë gjetur dy thika, të dyshuara si armë të ftohta, të cilat më pas janë dërguar për eksperimentim teknik dhe rezultoi se janë thika të fabrikuar, të cilat plotësojnë kushtet teknike dhe klasifikohen në armët e ftohta me teh të tipit prerës-shpues.

Por çfarë tha shtetasi Eric Ong në lidhje me armët e ftohta? Ai nuk dha asnjë shpjegim teksa u shpreh se thikat i kishte dhuratë nga miq. Ai shpjegoi se këto thika i ka patur me vet dhe kur ka hyrë në territorin shqiptar, duke thënë se ato shërbejnë për mbijetesë në xhungël, pasi vizita e tij e radhës pas Shqipërisë do të ishte në xhunglën braziliane!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA