Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja foli në foltoren e Kuvendit ku ju përgjigj akuza të bëra ndaj tij nga opozita. Manja iu përgjigjet duke thënë se ai do të jetë shërbëtor i drejtësisë, jo ai lloj ministri që liron të dënuarit për të kryer masakra zgjedhore, sipas tij si në 2009.
“Falenderoj Etildën për të gjithë konstributin e dhënë në mbarëvajtjen e punëve. Do vazhdojmë të japim kontributin tonë për forcimin e shtetit ligjor. 3 prioritete. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe kosolidimi i sistemit të drejtësisë për një drejtësi më të drejtë.
Pandëshkueshmëriua dhe lufta ndaj korrupsionit. Administratë me 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Sa i përket kosolidimit të sistemit të ri të drejtëisë në shqipëri dhe kosolidimit të shtetit ligjor kemi caktuar objektivat. Projekti i parë i yni do të jetë miratimi i hartës së re gjyqësore.
Procesi i vetingut ka krijuar boshllëk dhe për ta mbushur këtë vakancë ne planifikojmë që në vitin akademik të katërfishojmë numrin e magjistratëve.
Në funksion të këtij objektivi janë këto projekte. Platforma drejtësia që duam… Ne synojmë ti japim fund korrupsinit me pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. 360 gradë mbrojtje për të miturit. Kodi i ri do inkriminojë të gjitha sjelljet abuzive. Dua tu përgjigjem shqetësimeve me të qënurit në krye të drjetësiës, ulsiu do jetë vetëm shërbëtor i ligjit.
Si ish ministër drejtësia nesër në këtë sallë sdo mbahen mend si ministry apo ish ministri që pasi u dha leje e liroi dhjetëra kriminelë të dënuar për vepra të rënda penale për të kryer masakër zgjedhore në zgjedhjet e 2009, që janë të shkruara në raportin e osbe odihr, të kthehem pas 12 vjetësh në këtë salë dhe të predikoj moral për demokracinë zgjedhje të lira dhe sundimin e ligjit. Do jem shërbëtor i ligjit seps eky është formimi im familjar”, tha Manja.
Top Channel