Ekonomia e vendit dhe planet konkrete për rritjen e saj janë prezantuar nga kryeministri Edi Rama, në Kuvend, ndërsa po prezanton synimet në këtë mandat të tretë qeverisës.
Rama: Nga ana tjetër, investimet në turizëm do të hyjnë në një fazë shumëfishimi duke hyrë në kantieret e mëdha në Sarandë, në Vlorë, në Durrës dhe në Shëngjin ku jemi më mbrapa se me këto të treja. Portet turistike që do të hapen, dy aeroportet e reja ndërkombëtare dhe në Sarandë ku për pak javë mbyllet gara për investitorin.
Nisin dhe rialokimet e porteve tregtare në Porto Romane dhe Triport do të ngrihen kantieret e dy porteve të reja. Do të ketë edhe zgjerim të aeroportit Nënë Tereza ku brenda këtij viti nis puna për zgjerimin e pistës dhe terminalit. Po ashtu, ky do të jetë edhe mandati i kantierit të korridorit blu për zhvillimin e infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mandat do vendosim ‘pikat mbi i’ në atë pjesë të akseve të mbetura pa zhvilluar me parametrat e Shqipërisë 2030. Ne duam që Shqipëria të kthehet në eksportuese e energjisë elektrike dhe në 4 vitet e ardhmshe do hedhim hapa konkretë drejt këtij synimi. TEC-I famëkeq i Vlorës nuk do jetë plaga e madhe e një dështimi e qeverisë së shkuar. Do e kemi kantierin e transformimit të TEC-it të Vlorës në një portë hyrëse të gazit të lëngshëm në vend.
Po përgatitet futja në prodhimin e energjisë së erës ku janë projekte me kapacitet të prodhueshëm. Sot jemi eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve në Ballkan dhe jemi në vend të dytë për atë të frutave.
8 vite më parë ishin brima e fundit e kavallit të Ballkanit për eksportin e peshkut. Më shumë mbështetje për fermerët dhe peshkatarët, më shumë sera, inovacion teknologjik, garantim cilësie të inputeve bujqësore.
Kemi një plan konkret që do vihet që në 300 ditët e para të mandatit të ri.
Kemi plan për transformimin e mëtejshëm të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës. Nuk do kursehemi për ta realizuar këtë.
Agroturizmi si një degë e munguar vetëm sa e kemi hapur me sukses në mandatin e 2 dhe në të 3 do duam që të përhapim në të gjithë territorin. Do hapim një kapitull të ri në fushën e sigurisë ushqimore ku kemi bërë përparime domethënëse dhe shumë përparësi.
Kemi fituar numerikisht të gjitha vendet e humbura të punës, madje me rritje në disa sektorë. Kemi rritje të të ardhurave, konsumit si rezultat i rritjes së fuqisë blerëse. Kjo është një periudhë rikthimi pas një periudhe tërheqje dramatike për shkak të pandemisë. Nuk duam që ky ritëm të bjerë deri në fund të 4 vjeçarit nën dyshemenë e 4% mesatare rritje ekonomike vjetore.
Nuk na mjafton asgjë nga këto pa shënuar një rritje të klimës së biznesit, duhet t’i japim një shtysë të fortë sektorit të manifakturës për të mbyllur ciklin e prodhimit brenda përbrenda dhe duke kaluar në një stad tjetër. Kjo do rriste kapacitet dhe pagat për shkak të cilësisë.
Top Channel