Deputeti i qarkut të Fierit, Erion Braçe përmes fjalës së tij në Kuvend ka bërë thirrje që të taksohen të pasurit.
Sipas tij, pasanikët shqiptarë po fshehin të ardhurat e tyre.
“Aty jashtë pabarazia gëlon, edhe këtu brenda ka pabarazi;
Ikja nga ekonomia e tregut, lëshimi ne një shoqëri te tregut ku gjithçka është ne shitje, mundësitë i kthen ne pamundësi përmes parasë qe është e pamjaftueshme apo mungon.Te ardhurat nga puna dhe fitimet jane problemi;
Statistikat e të ardhurave nga puna/ rrogat që paguhen sot reflektojnë pabarazi e polarizim të thellë.Në tremujorin e dytë të këtij viti,
paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë.Paga mesatare mujore në sektorin e aktiviteteve financiare, banka dhe jo vetëm është 2. 13 herë më e madhe se mesatarja në nivel kombëtar, por në bujqësi është 36.7 % më e vogël se kjo mesatare;
Paga në grup profesionin menaxher është 74.3 % më e madhe se mesatarja në nivel kombëtar, por në grupin e punëtorëve është 38.7% më e vogël se kjo mesatare.Po flas për të ardhurat bazë, të ardhurat nga puna, ndërkohë që pabarazia që haset këtu është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve kur pensionet-edhe pse shpenzimet per to jane rritur nga 90 miliarde ne 134 miliarde, vijojnë të jenë edhe poshtë pagës minimale, nga 14. 069 lekë deri në 28. 138 lekë;
por më e thellë pabarazia bëhet mes pensionistëve, punëtorëve dhe biznesit të vogël me xhiro deri ne 140 milion leke, me 0 tatim mbi të ardhura, e mbi të gjitha mes tyre dhe bizneseve të mëdha, të pasura.
Shikoni: ne tatojmë progresivisht vetëm të ardhurat nga puna; tatimi mbi fitimet e të mëdhenjve VIP është i sheshtë dhe i ulët sa s’ka.Të shohësh xhiron, fitimin, tatimin mbi fitimin e 100 VIP-ave të ekonomisë sonë, kupton se kemi shume shume pune per te bere;
Kompania më e madhe private në vend për nga xhiroja, fshehur pas nje emri ne anglisht, deklaron fitim 1.1 % të xhiros, 0.2 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershor;
Kompania më e madhe në shpërndarjen dhe tregtinë e mallrave, ushqimeve e pijeve deklaron fitim 3.6 % të xhiros, 0.5 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri ne qershor;
Kompania që zotëron rrjetin më të madh të supermarketeve në vend, deklaron fitim 2.8 % të xhiros, tatim fitimi i paguar deri në qershor është i papërfillëshëm;
Kompanitë më të mëdha të ndërtimit të rrugëve dhe të transportit rrugor e detar, deklarojnë fitim 5.3% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj – njëra, dhe fitim 2.6 % të xhiros, tatim fitimi 0.6% të saj-tjetra;
Kompanitë më të mëdha të shërbimeve spitalore private dhe farmaceutike, që janë mbytur në para gjatë 2020, deklarojnë fitim 5.4% të xhiros, tatim fitimi 0.4 % të saj – njëra, dhe fitim 4.6% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj-tjetra;
Kompania më e madhe e furnizimit me inputet bujqësore, fara, fidanë, plehra kimike etj, deklaron fitim 8.5% të xhiros, tatim fitimi 1.2 % të saj;
Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, deklaron fitim 7.1 % të xhiros, por tatim fitimin prej vitesh e ka ZERO, prej përjashtimeve që ja kanë mundësuar këtë, trasheguar prej 2005, rikonfirmuar prej jush e me detyrimin tone per te zbatuar kontraten.
TAKSO TË PASURIT, nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të këtij vendi, nga Samir Mane tek Fiqiri Ismaili.
Por është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal që vendos drejtësi duke mbledhur të ardhurat e çdo punëtori, çdo sipërmarrësi- fitime nga kapitali, dividentët, aksionet, qiratë, depozitat etj. dhe tatuar në shkallë progresive të arsyeshme, që mbron fort punëtorët dhe shtresën e mesme;
rrëzuar sistemin e përjashtimeve, favoreve që ju kanë mundësuar të pasurve të paguajnë kaq pak tatime”.
Top Channel