Princi britanik Andrew do të mbyllet në rezidencën e tij Balmoral në Skoci, teksa avokatët e tij do të punojnë për taktikat e shpëtimit nga akuzat seksuale te dy dekadave me parë në vilën e financierit pedofil Jeffrey Epstein.
Në një gjykatë në New York u tha dje se grupi i tij ligjor kërkon të studiojë një marrëveshje gjyqësore të 12 viteve më herët, me të cilën i ndalohet padia akuzueses së tij Virginia Roberts, Roberts eshte një nga vajzat që përdorej dikur nga Epstein për të joshur në marrëdhënie intime figura të njohura të skenës së lartë të New York, nga të cilët më pas Epsein kërkonte apo shantazhonte për favore personale apo politike.
Javës që shkoi prokurorët tentuan t’i dorëzojnë dokumentet e padisë të birit të mbretëreshës së Anglisë.
Një zëdhënës i rezidencës Balmoral tha: “Ai është i vendosur të qëndrojë jashtë syrit të publikut në mënyrë që askush të mos ketë mundësi t’i dorëzojë dokumentet.”
Virginia Giuffre ka nisur një padi civile ndaj princit në New York – por dokumentet duhet t’i “dorëzohen” të paditurit para nisjes së procedurave.
Princi Andrew mohon të gjitha akuzat e zonjushës Giuffre.
Top Channel