Zjarri na duhet vetëm për t’u ngrohur.
Zjarri na ndau nga speciet e tjera në kohët parahistorike, ndërsa shekuj më parë eksploruam mënyrat sesi mund të përdorim vetëm vlerën kryesore të zjarrit: ngrohjen, nga një sërë pasojash që sjell djegia.
Tymi është nënprodukti kryesor dhe më i dëmshëm i djegies. Grimcat e dëmshme të tymit të cilat çlirohen në ajër kanë një impakt negativ tek ambienti.
Ngrohje, jo djegie
Ngrohja është një teknologji e cila mund të na ndihmojë në zhdukjen e tymit.
Në rastin e cigareve, dëmet që shkaktojnë ato tek shëndeti janë të njohura, megjithatë pak e dinë se çfarë e shkakton dëmin. Shkaktar është pikërisht tymi i cigares.
Kur cigarja fillon të digjet, ka arritur një temperaturë rreth 400 gradë Celcius. Kur cigarja quhet e ndezur, ka arritur në rreth 850 gradë. Në këtë çast, fillon të çlirohet tymi dhe, së bashku me të, edhe 6 mijë substanca, nga të cilat 100 të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.
Ndërkaq, nikotina, e cila fajësohet si substancë e dëmshme, prej dekadash është përdorur për terapitë e lënies së cigares. Kjo sepse në vetvete nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Shkaktare janë substancat që çlirohen me djegien.
Nikotina mund të përftohet edhe në temperatura më të ulëta, ndaj shkencëtarët kanë krijuar alternativa me ngrohje, të cilat e përcjellin nikotinën duke e ngrohur fijen e duhanit dhe duke çliruar aerosol.
Aerosoli, në ndryshim nga tymi i dëmshëm i cigares, nuk përmban grimca të gurta karboni.
Duke shmangur djegien, i kemi kursyer vetes ekspozimin ndaj 6 mijë kimikateve, prej të cilave 100 të vërtetuara me shkencë se janë të dëmshme.
Top Channel