Tanimë në tavolinën e kreut të shtetit Ilir Met gjendet edhe përgjigjja e prokurorisë së posaçme SPAK që konfirmon se të 16 emrat e ministrave që presin të dekretohen janë të pastër dhe nuk rezultojnë të regjistruar në regjistrin e veprave penale.
Me këtë verifikim të dërguar Presidentit ku aprovohet se ministrant nuk janë nën procedim, SPAK jep përgjigje edhe mbi kallëzimet e shumta të opozitës që ka kërkuar shpeshherë për shumicën e emrave në lisë hapjen e hetimeve mbi akuzat e korrupsionit të funksionarëve të lartë dhe korrupsionit në zgjedhje.
Kryeprokurori Arben Kraja i tha TCH se asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të SPAK dhe se kjo është përgjigja që ju nis edhe presidentit Meta.
Ky konstatim mbi ministrant e kabinetit Rama 3 i paraprin me shumë mundësi dekreteve të presidentit që nuk përjashtohet mundësia të jetë çështje orësh.
Megjithatë në lexim të ligjit, Presidenti është brenda afatit 7 ditor për të firmosur dekretet mbi propozimet e kryeministrit, për të cilat duket se nuk ka asnjë pengesë.
Top Channel