Vendi i 6-të i sezonit të shkuar duket si një kujtim i largët për Kukësin që e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri, si për të treguar se do të jetë një nga skuadrat pretendente për titull.

Dora e trajnerit të ri italianit Diego Longo u vu re që në sfidën debutuese pasi përballë Egnatias, Kukësi kishte kontrollin e lojës gjatë gjithë kohës dhe ishte shumë më lart se kundërshtari në qarkullimin e topit, duke imponuar respekt.

Edhe pse është një skuadër e ndërtuar thuajse nga e para me vetëm 5 futbollistë siç janë portieri Angelo Tafas, mbrojtësi Bruno Lulaj dhe mesfushorët Ergys Peposhi, Gjelbërim Taipi e Albin Gashi që kanë qenë pjesë e Kukësit edhe edicionin e shkuar dhe që e nisën ndeshjen ndaj skuadrës rrogozhinase që nga fillimi, 6 futbollistët debutues dhe 4 debutues të tjerë që hynë nga stoli dukeshin sikur kishin vite që luanin me këtë skuadër duke treguar mbi të gjitha shumë cilësi.

Spanjolli Pablo de Lucas tregoi që është një futbollist që ka klas dhe pavarsisht se është 34 vjeç mund t’i japë shumë këtij Kukësi sidomos në nisjen e aksioneve dhe në lidhjen e reparteve. Edhe kroati Edi Basa bëri një figurë të mirë në suksesin 1-3 ndaj Egnatias ashtu si edhe mesfushori serb Luka Milunovic që i ardhur në fushë nga stoli tregoi se ka inistikte të shkëlqyera para porte duke gjetur menjëherë golin. Për të mos folur për emra si Ardit Hila, Edison Ndreca e Shqiprim Taipi pasi aftësitë e tyre dihen tashmë pasi janë emra të spikatur të Kategorisë Superiore gjatë viteve të fundit.

Të fitosh ndaj një skuadre që vjen nga Kategoria e Parë, nuk është dicka e paarritshme por ta bësh ndaj një ekipi si Egnatia në inagurimin stadiumit të ri të qytetit të Rrogozhinës dhe që ka në gjirin saj emra me peshë si Bruno Telushi, Gëzim Krasniqi, Arbër Çyrbja e Demir Imeri, Artur Magani e Franc Ymeraliaj nuk është lehtë aq më tepër për të fituar me atë thjeshtësi që fitoi Kukësi, prandaj mund të thuhet pa frikë se te kjo skuadër që tani ka nisur të ndihet dora e trajnerit të ri Diego Longo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA