Tensione të larta në parlament/ PD braktis sallën! Basha-Nikollës: Turp të të vijë, shkele rregulloren!

13/09/2021 17:44

Seanca e sotme në parlament ka nisur plot tension mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla.

Kërkesa e Petrit Vasilit i cili kërkoi sqarim se pse 4 deputetët e LSI nuk ishin përfshirë në komisionet parlamentare, ai kërkoi ndërprerjen që edhe LSI të përfshihej.

Mendimi i Vasilit solli mbështetjen e Taulant Ballës në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se sot të votoheshin vetëm kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarëve që më pas të mblidhej dhe Konferenca e Kryetarëve dhe më pas në një seancë tjetër të votohej për përbërjen e komisioneve.

“E drejtë ajo që ngre Vasili. Kërkoj mirëkuptimin që të rishikohen propozimet. Në numrin që ka propozuar ka mbi 70 deputetë që nuk është ky numri që ka PD. Sipas rregullores së Kuvendit, shumica ka të drejtë të ruajë shumicën. Është e pamundur që të ruhet në rast se do të repartizohen deputetët e LSI. Do kërkoja që emocionet të lihen jashtë sallës”, tha Balla.

Por në atë moment Basha iu drejtua Ballës me fjalët:” Mos bëj dërr dërr po vijo punën aty!”, me një ton të ashpër.

PD e mbështeti kërkesën e LSI përmes Alfred Rushaj dhe Basha ndërhyri për shkeljen e rregullores nga Nikolla.

Basha iu drejtua me një gjuhë të ashpër, ndërsa më pas braktisi sallën bashkë me demokratët.

“ E keni nisur mbarë duke shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e çfarë pushteti ke, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?! Je manekine, merr urdhër nga ai që s’duhet të ishte në sallë”, iu drejtua Basha Nikollës.

Basha i shoqëruar me Agron Gjekmarkaj ka lënë sallën dhe ka shkuar në selinë e PD-së.

Kuvendi miratoi sot edhe drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.

-Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

-Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

-Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

-Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)

-Klotilda Bushka  kryetare e Komisionit për çështjet ligjore (PS)

-Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)

-Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)

-Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)

FOTO GALERI
15/35

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA