Fundjava shton kontrollet/ Arrestohen 14 shoferë dhe gjobiten 1343 të tjerë, pezullohen 52 leje drejtimi

12/09/2021 16:14

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara.

Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore   në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi  në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA