Helikopteri i rëndë i marinës së SHBA, CH-53K King Stallion ka shënuar së fundmi misionin e tij të parë zyrtar, duke rekuperuar trupin e një tjetër helikopteri të rrëzuar në një rrëzë të thepisur mali.
CH-53K kreu misionin e rekuperimit më 4-5 shtator, edhe pse detajet e plota dhe fotot u publikuan vetëm dje nga ushtria.
King Stallion ngriti mjetin MH-60S Seahawk, jnë helikopter që kishte bërë ulje të detyruar në një lartësi të konsiderueshme në malin Hogue, në Kaliforni. Mjeti ishte rrëzuar gjatë operacionit të shpëtimit të një alpinisti më 16 korrik.
Me kapacitetin e tij masiv të ngarkesës së varur, CH-53K ngriti pa probleme mjetin e rrëzuar në malet pranë shkretëtirës së Nevada.
Por megjithë pamjen impresionuese, CH-53K ka ende probleme më kostot alarmuese të mirëmbajtjes, dhe në dokumentet e Pentagon shihet që cmimi i një helikopteri të tillë arrin në $125 milionë. Marina e SHBA kërkon të blejë të paktën 200 të tillë por është në negocjata me prodhuesit për reduktimin e kostos së lartë të mjetit.
Ne galerine e meposhtme shihet dinamika e operacionit:
Top Channel