Seanca e dytë parlamentare/ Betohen deputetët, pritet votimi i Kryetarit të Kuvendit

10/09/2021 17:20

Vetëm pak minuta më parë ka nisur edhe seanca e dytë plenare e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë seancë të drejtuar nga deputetja Luljeta Bozo, komisioni i Përkohshëm i Verifikimit të Mandateve paraqiti Raporton përfundimtar.

Pas paraqitjes së këtij Raporti seanca vijojë me betimin e deputetëve, ndërsa pritet edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, që duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë.

Kujtojmë se, Basha u ka lënë porosi demokratëve që të mos e votojnë Lindita Nikollën në krye të Parlamentit, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.

Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Mandatet e dorëzuara: ai i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.

FOTO GALERI
29/50

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA