Aplikimet në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” janë hapur ditën e sotme.
Aplikimet në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” janë hapur ditën e sotme.
Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin duke theksuar se aati do jetë deri më 21 shtator.
Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
“2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me meritë nga viti 2019, kur hapëm platformën e punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”.
Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, #vijon me shpalljen e konkursit të radhës.
Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021
Apliko tani
http://infermierepershqiperine.al/operatori-i-sherbimeve…/
Punësim me meritë, për të garantuar shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët”, shkruan Rama.
Top Channel