Berisha shfaqet i prekur mes dhjetëra simpatizantëve jashtë Kuvendit (Fotot)

10/09/2021 14:31

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur i prekur gjatë hyrjes në kuvend mëngjesin e sotëm.

Dhjetëra simpatizantë të tij po e prisnin me lule në duar jashtë dyerve të kuvendit, duke i shprehur përkrahjen pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim basha një natë më parë duke e larguar nga grupi parlamentar.

Ai ka dhënë deklarata të forta për mediat duke theksuar se do të shkojë në Kuvend dhe se largimi i tij vjen pas marrëveshjes Rama-Basha.

Disa prej simpatizantëve të liderit historik të PD-së e kanë përqafuar dhe lavdëruar.

FOTO GALERI
4/39

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA