Një ditë para seancës plenare/ Basha mbledh në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar

09/09/2021 18:41

Një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri, i cili doli nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar.

Top Channel ka mësuar se mbledhja po mbahet në selinë blu, ndërsa janë duke marrë pjesë kreu i grupit, nënkryetarët e grupit, sekretari dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Seanca e parë plenare do të mbahet nesër në orën 10:00. Ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili një javë më parë dekretoi mbledhjen e tij.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel