Fier/ Sipërfaqe të tëra ullishte dhe shkurre përfshihen nga flakët, rrezikohen edhe varrezat
08/09/2021 16:25
Edhe pse këto ditë ka patur rënie të temperaturave përsëri nuk mungojnë vatrat e zjarrit në Fier.
Janë dy vatra zjarri një tek mbikalimi i Baltëzës dhe një nga kodrat pas Radostinës në fshatin Shtyllas, e cila prek edhe një pjesë të zonës së Levanit.
Kjo vatër zjarri ka rënë në ullishte e shkurre dhe forcat zjarrfikëse të Patosit, Fierit dhe Roskovecit po shkojnë drejt fshatit për shuarjen e flakëve. Zjarri që ka rënë rrezikon edhe varrezat.
Top Channel