Denoncimi i Fiks Fare/ Laboratori në Prishtinë 120 euro PCR-në, përgjigjja ‘negative’ për 20 minuta 

08/09/2021 20:40

Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, ku për 20 minuta merr rezultatin e PCR (tamponit). Në Kosovë mjafton të paguash 120 euro dhe për 20 minuta merr në dorë rezultatin e tamponit covid 19 me rezultat negativ.  

Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Kosovës,  pas një denoncimi të bërë në redaksinë e këtij emisioni. Sipas denoncimit , në afërsi të aeroportit “Adem Jashari” rezultatet e testeve Covid-19 lëshoheshin në mënyrë fiktive për vetëm 20 minuta.

Fillimisht gazetarët shkuan në një laborator në Prishtinë ku kërkuan kryerjen e PCR-së për të udhëtuar më pas drejt Vjenës. Pas konsultës me punonjësit e laboratorit, njëra nga këto të fundit është shprehur se përgjigja për testin e PCR-së vononte të paktën 3 orë dhe është e pamundur paraqitja e një rezultati para këtij afati.

Më pas gazetarët iu drejtuan  laboratorit në aeroportin e Prishtinës rreth orës 11.45  ku i kërkuan punonjësve të këtij laboratori që të kryenin testin e  PCR-së. Fillimisht punonjësit e këtij laboratori janë shprehur që  mund të kalosh edhe përmes një përgjigje të marrë prej testit antigjen, përgjigje e cila mundësohej për një periudhë kohore prej 15 minutash.  Por gazetarët e cilësuan se donin të kryenin testin PCR dhe se do të udhëtonin po atë dite në orën 14:00.

Fillimisht punonjësit u thanë gazetarëve se përgjigja e një testi PCR mund të dilte rreth orës 18:00, por duke kuptuar se klienti humbte avionin ata sugjeruan edhe një test të shpejt Molekular për udhëtim  (PCR), përgjigja e të cilit dilte brenda 20 minutave. E gjitha kjo kundrejt një pagese prej 120 eurosh. Duke rënë dakord për çmimin punonjësja e laboratorit i merr në sportel gazetarit të Fiksit mostrën rreth orës  12:28, dhe më pas e orienton se përgjigja do të dal për 20 minuta dhe mund ta tërheq tek sportelet jashtë aeroportit.

Pas 21 minutash gazetari i Fiks Fare merr përgjigjen e testit PCR negative, gati për të udhëtuar kudo me një test fiktiv. Ndërkohë të gjithë laboratorët e licencuar testin PCR ( tamponi)  mund ta analizojnë minimalisht për 90 minuta.

Labaratori për 20 minuta kryen testin PCR  kundrejt 120 eurove

Fiksi – Dua të bëj PCR

Punonjësja e laboratorit – Kur ke me udhëtu?

Fiksi – Në orën 14.00

Punonjësja e laboratorit – Në cilin vend ke me shku?

Fiksi – Në Vjenë.

Punonjësja e laboratorit – Në Vjenë, Austri. Rezultatet e PCR dalin në gjashtë të mbasdites. A të lënë me kalu me testin antigjen?

Fiksi – Jo, PCR më thanë.

Punonjësja e laboratorit – Tek airoporti? PCR të kanë thënë?

Fiksi – Prandaj erdha, më thanë për këtu.

Punonjësja e laboratorit – PCR në orën gjashtë (18.00) del rezultati.

Fiksi – Më para nuk bëhet fjalë?

Punonjësja e laboratorit – Jo. Veç PCR i shpejtë kushton 120 euro, del për 25 minuta.

Fiksi – Po mirë PCR them

Punonjësja e laboratorit – Të shpejtin?

Fiksi – Po pra

Punonjësja e laboratorit –  Ban 120 euro.

Fiksi – Ça të bëj? T’i jap këto? ( eurot)

Punonjësja e laboratorit – Ma jep  edhe pasaportën

Fiksi – Pasaportën jo, kartën e identitetit po. Urdhëro!

Punonjësja e laboratorit-  Për 25 minuta rezultai del. 120 euro pagesa, 150 më ke dhënë, 30 kusuri.

Punonjësja e laboratorit 2- Hajde në hundë me ta bë! Hajde edhe tjetrin. Pas 25 minutash e merr rezultatin jashtë.

Fiksi – Faleminderit.

 Në 12:28 merret mostra për testin e PCR-së dhe përgjigja del 12:50

Punonjësja e laboratorit 3 – A…

Fiksi – Rrofsh

Punonjësja e laboratorit 3- Urdhëro, negativ ke rezultu

Fiksi – Faleminderit kalofshi mirë, shyqyr që e bëtë shpejtë për 20 minuta.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA