Ftesë në 5/ Maya lë këngën në gjysmë dhe përlotet: Sa herë shoh tim bir, më kujtohet babi i ndjerë!

07/09/2021 20:15

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishet e ftuar këngëtarja e njohur Maya, e cila foli për projektin e saj të fundit muzikor me protagonist të birin, Jonas.

Ajo tregoi se e ka shkruar vetë tekstin e këngës në një moment frymëzimi gjatë pushimeve me të birin, ndërsa shtoi se kjo është një këngë e ndjerë që përlot të gjitha nënat sapo e dëgjojnë.

Ndërsa Bieta i kërkoi t’ia merrte këngës live, Maya nuk mundi të ndalonte emocionet pasi ishin disa vargje që e prekën.

“Djalo t’u bëfsha kurban, se më ngjave me babanë… me babanë e me vëllanë, po nipat nga dajot ngjajnë…”, ishin vargjet që emocionuan këngëtaren.

Maya: E lashë përgjysmë se… Djali i ngjan babit, vëllait, edhe tim shoqi patjetër, por ka shumë hije nga ne. Kur ka lindur Jonas ka qenë edhe një ngushëllim që u ngjante atyre. Madje, madje të më thoje në atë kohë që nuk u ngjan, edhe mërzitesha”, tha e prekur këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA