Policia e Kosovës ka vënë nën pranga pesë persona për mos respektim të masave të vetëizolimit, masa këto të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bernjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Brnjak, me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7) ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së për masat kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që personat të kthehen në vetëizolim dhe ndaj tyre rëndon vepra penale “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë sipas nenit 250, KPK –së.

Personat e dyshuar janë marrë nga stacioni policor në Prizren për tu dërguar në vetëizolim në rajonin përkatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA