Partia Demokratike në një deklaratë për mediat denoncon se çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur në rritje.
“Pa rritjen e pagave, pa përdorimin e subvencioneve te duhura në bujqësi, pa uljen e çmimit të karburantit për transportin, tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik!
Nga ana tjetër, qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me oligarkët. Paratë publike perpihen frikshëm nga zyrtarë të lidhur me grupet e kriminalizuara. PPP-të, tenderat publikë apo sekretë, janë rruga më e shpejtë e pasurimit të njëmijë njerëzve me firmë e vulë në xhepat e tyre”, thotë Greta Bardeli Gjoni nga PD.
Deklarata e plotë
Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur në rritje.
Duke filluar nga buka, qumështi e zarzavatet, çmimet po bëhen përditë e më të papërballueshme për familjet e thjeshta shqiptare!
Pa rritjen e pagave, pa përdorimin e subvencioneve te duhura në bujqësi, pa uljen e çmimit të karburantit për transportin, tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik! Nga ana tjetër, qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me oligarkët. Paratë publike perpihen frikshëm nga zyrtarë të lidhur me grupet e kriminalizuara. PPP-të, tenderat publikë apo sekretë, janë rruga më e shpejtë e pasurimit të njëmijë njerëzve me firmë e vulë në xhepat e tyre.
Paçka se vendi ynë gëzon burime natyrore, falë të cilave shqiptarët duhet të kishin pasurinë për frymë më të lartë se vendet e rajonit, familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta se çdo vend tjetër në rajon.
Kjo ndodh sepse shqiptarët janë të grabitur nga një pushtet që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese në Shqipëri!
Ndodh sepse bashkë me votën, shqiptarëve u është marë perspektiva për një qeverisje më të mirë, që garanton mirëqënie për të gjithë.
Partia Demokratike ka një vizion të qartë dhe një program të detajuar për të rritur mirëqënien dhe për të luftuar korrupsionin që gërryen çdo ditë sigurinë ekonomike të familjeve ne nivel kombetar. Planet tona paten mbështetjen e qytetarëve, ndaj ne do të luftojmë me ta dhe për ta, për t’i zbatuar ato dhe për të garantuar një jetë më të mirë dhe zhvillim te qëndrueshëm ekonomik dhe social .
Top Channel